Site icon Telegrafi

Bëni frizurën tuaj të përsosur në minutën e fundit

Me siguri shpesh ju ndodh që të filloni të përgatiteni për një ngjarje të rëndësishme në minutën e fundit dhe modeli i flokëve ju jep më së shumti telashe dhe nuk keni kohë të shkoni te floktari

Këtu kemi dy zgjidhje se si të bëni një model flokësh për secilën ngjarje.

‘Hala peshku’ gjithmonë përshtatet me çdo stilim, dhe asgjë nuk është ndryshe me ‘gërshetin e peshkut’, transmeton Telegrafi.

Hala peshku

Mblidhni flokët nga maja e kokës dhe lidhni me një shirit gome që nuk bie në sy. Pastaj merrni një pjesë të flokëve në të majtë dhe një në të djathtë dhe kryqëzojini ato me pjesën e lidhur në majë të kokës.

Përsëriteni këtë proces derisa të keni marrë të gjithë flokët, pastaj tërhiqni flokët në njërën anë dhe përfundoni gjithçka me një bishtalec të thjeshtë.

Gërshet peshku

Nëse dëshironi një bishtalec të lëmuar, krihni flokët tuaj së pari, nëse doni të jenë më masive, lini strukturën natyrale të flokëve dhe ndani me gishta.

Lidhni bishtin duke përdorur një llastik elastik dhe ndani atë në dy pjesë. Merrni një copë nga njëra anë dhe transferojeni në tjetrën. Pastaj bëjeni në anën tjetër.

Kur të mbaroni bishtalecin, pritni me kujdes llastikun e flokëve me të cilin keni lidhur bishtalecin në fillim.

/Telegrafi/

Exit mobile version