Site icon Telegrafi

Bëni frizurën me vetëm 5 veprime në stilin e Carrie Bradshaw

Stili i saj, mënyra e jetës dhe banesa në të cilën ka jetuar janë bërë shenjë kulti të kësaj serie, transmeton Telegrafi. Nëse dëshironi të keni “frizurën e çrregullt” të përsosur të Carrie, shikoni se si mund ta arrini thjesht me vetëm 5 veprime:

Veprimi 1: Në flokë të thara, bëjeni një ndarje të madhe nga fillimi deri pas veshi, ndërkaq pjesën tjetër kapeni me karficë.

Veprimi 2: Ndajeni një pjesë të vogël të flokëve dhe mbështilleni në figaro trashësi 2 cm nga rrënja e flokëve deri nga mesi.

Veprimi 3: Derisa i lironi flokët nga figaro, vazhdoni t’i mbështillni flokët, në mënyrë që të mbështillet edhe pjesa e fundit.

Veprimi 4: Derisa flokët të ftohen, spërkatni goxha me llak flokësh.

Veprimi 5: Kur flokët të ftohen, hidhni flokët prapa dhe kaloni gishtat nëpër to në mënyrë që t’i shkundni. Mos u frikësoni që t’i shtrëngoni pak, sepse sa më të çrregullta që të jenë, aq më mirë do të duken.

Dhe, flokët duken kështu./Telegrafi/

 

Exit mobile version