Site icon Telegrafi

Benfica triumfon kundër Eintracht Frankfurtit, Valencia mposht Villarealin

Sonte janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të çerekfinale të Ligës së Evropës.

Benfica ka shënuar fitore në takimin e parë kundër Eintracht Frankfurtit me rezultat 4:2.

Joao Felix ishte i jashtëzakonshëm në këtë ballafaqim duke realizuar tri gola (’21, ’43, ’54) dhe një tjetër e realizoi Diasi (50).

Për mysafirët dy golat i realizuan sulmuesit, Luka Jovic (’40) dhe Goncalo Paciencia (’72).

Ndërkohë, Valencia ka shënuar fitore si mysafir kundër Villarealit me rezultat 3:1.

Realizator për skuadrën udhëtuese ishin Goncalo Guedes (‘6, ’90+3) dhe Daniel Wass (’90+1).

Për vendasit gol shënoi prej penaltisë, Santi Cazorla (’36) gjersa theksojmë se nga pika e bardhë dështoi edhe Daniel Parejo (‘6) për Valencinë.

Ndryshe, Arsenali triumfoi 2:0 kundër Napolit si dhe Chelsea ngadhënjeu kundër Slavia Pragës me rezultat 1:0.

Lexo po ashtu Arsenali fiton ndeshjen e parë ndaj Napolit
Lexo po ashtu Chelsea triumfon si mysafir i Slavia Pragës në Ligën e Evropës

Ndryshe, ndeshjet kthyese mes këtyre ekipeve do të zhvillohen më 18 prill (e enjte). /Telegrafi/

https://youtu.be/3sHK1moPHHM

Exit mobile version