Site icon Telegrafi

Benfica merr fitore të madhe si mysafir i Monacos

Benfica ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Monaco në ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Kampionëve.

Ishte një ndeshje tejet e tensionuar, me çka edhe pati karton të kuq.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa 45 minutat e dytë filluan furishëm.

Në minutën e 48-të, Vangelis Pavlidis kaloi Benfican në epërsi, që në fund doli të ishte goli i vetëm i takimit.

Por, në minutën e 52-të, Monaco mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Al Musrati pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje të ashpër.

Benfica e pret javën e ardhshme Monacon në Portugali, aty ku synojnë të kalojnë në fazën e eliminimit direkt. /Telegrafi/

Exit mobile version