Benfica është nikoqire e Club Brugge në Estadio da Luz për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Skuadra portugeze regjistroi fitore komode (2-0) në ndeshjen e parë si mysafir i ekipit belg në Jan Breydel Stadium, ashtu që është favorite për të vazhduar në çerekfinale.
Trajnerët Roger Schmidt dhe Scott Parker kanë bërë zgjedhjen e formacioneve të skuadrave që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Benficas: Vlachodimos; Bah, Antonio Silva, Otamendi, Grimaldo; Chiquinho, Florentino; Aursnes, Joao Mario, Rafa Silva; Goncalo Ramos.
Formacioni startues i Club Brugge: Mignolet; Mata, Mechele, Sylla; Buchanan, Sowah, Nielsen, Vanaken, Meijer; Yaremchuk, Lang.
/Telegrafi/