Telegrafi

Benfica interesohet për Ronaldinhon

Corriere dello Sport shkruan se drejtori sportiv i klubit, Rui Costa, dëshiron të shfrytëzojë raportet e mira me Milanin, për të shikuar mundësinë e transferimit të ish-Lojtarit më të Mirë në Botë në Lisbonë.

Edhe trajneri i Benficas, Jorge Jesus, po ashtu është i interesuar për një transferim të tillë dhe do të shfrytëzojë raportet e mira me vëllanë e lojtarit, Roberto de Assis, i cili është edhe agjent i tij.

Pengesë për klubin portugez mund të jetë paga e lartë e Ronaldinhos, e cila kap vlerën e 6.5 milionë eurove e që është larg mundësive të klubit./Telegrafi/