Site icon Telegrafi

Benevento 2-4 Juventus, nota e Gjimshitit dhe të tjerëve

Momenti i golit të parë nga Dybala (Foto: Juventus/Twitter)

Juventusi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Benevento me rezultat 4-2.

Skuadra e Massimiliano Allegrit ka vazhduar me fitore edhe pas xhiros së 31-të të Serie A, pasi ka marr një fitore mes vështirësive te vendi i fundit në tabelë, Benevento.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Cheick Diabate (24′, 51′) për vendasit, ndërsa për Juventusin shënuan Paulo Dybala (16′, 45′, 51′) dhe Douglas Costa (82′).

Lexo po ashtu Juventusi fiton ndaj Beneventos, Dyabala shënon het-trik

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi argjentinas, Dybala, i cili pas het-trikut të shënuar u vlerësua me notë 9.3.

Festa e Dybalas pas kompletimit të het-trikut (Foto: Juventus/Twitter)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e Beneventos, Christian Puggioni, i cili u notua me 5.4.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili pati paraqitje jo të mirë duke u vlerësuar me 5.5. /Telegrafi/

Benevento:

Juventus: 

Exit mobile version