Benevento është mposhtur në shtëpi ndaj Interit më rezultat 2-1, në kuadër të ndeshjes së shtatë të Serie A.
Nerazzurrët kanë vazhduar serinë pozitive pa humbje në kampionat, duke marr edhe fitoren e gjashtë në shtatë ndeshje, teksa kanë edhe një barazim.
Golat në këtë takim u shënuan nga Marco D’Alessandro (42’) për vendasit, ndërsa për Interi shënoi Marcelo Brozovic (19’, 22’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht Brozovic, i cili u notua me 9.4, ndërsa nota më e ulët shkoi për mbrojtësin Gaetano Letizia, që u vlerësua me 6.0.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajtën edhe dy lojtarët e Kombëtares Shqiptare, Ledian Memushaj, i cili u vlerësua me 6.7 dhe Berat Gjimshiti që pati notë 6.8. /Telegrafi/
Benevento:
Inter: