Argjentinasi Dario Benedetto ka pësuar një lëndim të rendë të ligamenteve dhe do të përballet me një mungesë të madhe.
27-vjeçari argjentinas ka shënuar plot 35 gola në 41 ndeshje për skuadrën nga Buenos Aires që nga bashkimi i tij nga klubi meksikan America një vit më parë.
Por, sulmuesi i Boca Juniorsit, Benedetto do të përballet me një mungesë prej tetë muajsh pas një lëndimi të ligamentit kryqëzor.
Lëndimi i tij i pësuar është i rëndë dhe kthimi i tij nuk pritet të ndodh para verës së vitit 2018.
Duke qenë i ftuar dhe duke luajtur katër herë për Argjentinës në periudhën e fundit, ai pritej të ishte njëri nga sulmuesit e ftuar për një vendi në Kampionatin Botëror.
Benedetto gjithashtu ishte i lidhur ngushtë me një lëvizje të mundshme në Sevilla këtë vit pas paraqitjeve të tij brilante në Argjentinë dhe me kombëtaren.
Një lëndim në gju i këtij lloji zakonisht do të thotë se lojtarët do të mungojnë nga veprimi për një periudhë të gjatë prej gjashtë deri në tetë muaj.
Lëndimi i tij në një far mënyre mund ta gëzoj yllin e Juventusit, Gonzalo Higuain, i cili ka qenë i injoruar kohëve të fundit nga trajneri Jorge Sampaoli. /Telegrafi/