Site icon Telegrafi

Bënë selfie, pasi e shikuan imazhin e kuptuan se prapa shpinës së tyre ishte trupi i pajetë i shokut të mbytur në ujë (Foto)

Një grup nxënësish derisa po buzëqeshnin para objektivit të aparatit në një lumë, nuk e kishin vërejtur se prapa shpinës një shok i tyre ishte mbytur në ujë.

Nxënësit e një shkolle të mesme në Bangalore të Indisë, po shijonin në maksimum rrezet e diellit në një lumë, kur njëri prej tyre hasi në vështirësi derisa ishte në ujë, transmeton Telegrafi.

Por, shokët e tij nuk ishin në dijeni për këtë, dhe derisa po largoheshin e kuptuan se shoku i tyre 17-vjeç ishte zhdukur.

Pasi panë selfie të cilën e kishin bërë sa ishin në ujë, prapa shpinë së tyre ishte kapur edhe koka e të ndjerit që u mbyt në ujë.

Familja e nxënësit të ndjerë kanë protestuar para shkollës, pasi sipas tyre “neglizhenca” e mësimdhënësve qoi të birin e tyre drejt vdekjes. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version