Telegrafi

Bendtner synon të rikthehet në mes të muajit

Danezi nuk ka qenë pjesë e formacionit të Arsenalit muajve të fundit pasi u detyrua t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjik. Por ai shpreson ta veshë fanellën e topçinjve për ndeshjen në udhëtim kundër Boltonit më vonë gjatë këtij muaji.

“Shpresoj këto ditë të filloj të stërvitem me top dhe argëtimi do të fillojë. Shpresoj të jem në gjendje të luaj kundër Boltonit më 17 janar, ditën e ditëlindjes time. Kjo do të ishte dhurata më e mirë që mund t’ia bëj vetes. Së paku ky është synim imi personal, por do të shohim”, ka thënë Bendtner./Telegrafi/