Site icon Telegrafi

Bendtner publikon foto nga arresti shtëpiak: Do ta apelojë këtë dënim

COPENHAGEN, DENMARK - NOVEMBER 11: Nicklas Bendtner of Denmark looks on during the FIFA 2018 World Cup Qualifier Play-Off: First Leg between Denmark and Republic of Ireland at Telia Parken on November 11, 2017 in Copenhagen, . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Nicklas Bendtner ka filluar ta mbajë dënimin me burg shtëpiak.

Sulmuesi i famshëm danez gjatë muajit shtator kishte sulmuar një taksist i cili e kishte paditur atë.

E gjykata e Kopenhagës ka marrë vendim që sulmuesin ta dënojë me burg shtëpiak.

Anëtari i skuadrës së famshme norvegjeze Rosenborg ka publikuar një foto nga arresti shtëpiak.

Në këmbën e tij shihet një mjet i vendosur nga Policia daneze për të identifikuar vendndodhjen e tij.

Dënimi pritet ta mbajë sulmuesin danez në banesën e tij në Kopenhagë deri më 20 shkurt.

Kësisoj ai klubit të tij Rosenborg do t’i bashkohet në stërvitje vetëm pas 22 shkurtit.

“Sot disa përfaqësueses të shërbimit korrektues erdhën dhe vendosën këtë gjë në këmbën time”.

“Unë do të jem jashtë fushave për 50 ditë, por do ta apelojë këtë dënim”, ka shkruar Bendtner në Instagram.

Kujtojmë që Bendtner ka luajtur në klube të njohura si Arsenal, Juventus, Wolfsburg, Sunderland e Birmingham. /Telegrafi/

Exit mobile version