Telegrafi

Bendtner: Messi më i miri, por do të vuajë ndaj Arsenalit

“Është përparësi për ne që po luajmë në një mënyrë që ai nuk është mësuar në Spanjë. Ai nuk do të ketë aq shumë hapësirë për të dribluar dhe shpejtësia e lojës në Angli është shumë më e madhe”.

“Messi ka vizion fantastik të lojës dhe është teknikisht fenomenal. Gjërat që bën ai nuk janë lehtë të përsëriten por edhe më mbresëlënëse është shpejtësia në të cilën ai i ekzekuton ato lëvizje. Megjithatë, gjëja më kryesore është që ai po luan me ekip dhe jo për vete. Kjo e bën atë edhe më të mirë”, përfundoi Bendtner. /Telegrafi/