Telegrafi

Bendtner: Ishte dita ime

Danezi ishte një lojtar krejt tjetër nga ai që ishte në takimin e të shtunës kundër Burnleyt, pasi mbrëmë shfrytëzoi me kujdes rastet që kishte.

“Çdo herë kur luaj një ndeshje, e lë atë prapa sapo ajo të përfundojë. Ndonjëherë është një prej atyre ditëve të mira dhe sot ishte e duhura. Jam i lumtur me tre golat e mi, por nesër vazhdojmë më tej. Ishte mirë të shënojmë herët në ndeshje, por nuk e di nëse kjo ndikoi në lojën time”, ka thënë Bendtner për Sky Sports 2./Telegrafi/