Telegrafi

Bendtner: Golat rezultat i pozitës

Bendtner ka marrë rolin e sulmuesit të qendrës në mungesë të Robin Van Persiet. Sipas tij, kjo ka ndikim të drejtpërdrejtë në golat që shënon.

“Që nga lëndimi im më ka marrë ca kohë të rikthehem plotësisht dhe duket se tash jam rehatuar. Po luaj në rolin tim të preferuar si sulmues, jo në të djathtë siç kam bërë në fillim të sezonit, para lëndimit”.

“Mendoj se kjo ka dhënë shumë gola për mua. Nëse do ta kisha shënuar çdo gol që kam humbur ndaj Burnleyt, atëherë golat e mi do të ishin dyfish më shumë se ndeshjet që kam luajtur”, ka thënë Bendtner. /Telegrafi/