Telegrafi

Bendtner: Do ta mposhtim Barcën

Arsenali do të hyjë në ndeshjen e dytë në Camp Nou me rezultat të barabartë 2-2 nga ndeshja e parë. Topçinjtë do të jenë pa Fabregasin, Arshavinin dhe Gallasin, kurse Barcelona nuk do të mund të llogarisë në Ibrahmovicin që është në dyshim, Puyolin dhe Piquen.

“Ne shfaqëm besim dhe karakter në ndeshjen e parë. Unë mendoj se mund të kualifikohemi më tej. Unë do ta luaj ndeshjen e sezonit në Camp Nou”.

“Barcelona atje ka pësuar tashmë një herë ndaj rusëve të Rubin Kazan dhe ndaj nesh do të jetë pa mbrojtësit kryesorë Puyol dhe Pique”, u shpreh Bendtner. /Telegrafi/