Telegrafi

Benazir Bhutto u kthye në Pakistan pas ekzilit tetëvjeçarë

Buto bëri sot një kthim dramatik në vendin e saj, që të mund, në zgjedhjet e caktuara për në muajin janar të vitit të ardhshëm, ta kryesojë partinë e saj. Ajo u prit nga dhjetëra mijëra adhurues të saj dhe nën masa të rrepta sigurie.

"Kam numëruar orët, kam numëruar minutat dhe sekondat, vetëm për të parë këtë tokë, të shoh barin, të shoh qiellin. Jam e pushtuar nga ndjenjat", ka thënë Bhutto me të arritur në kryeqytetin pakistanez, Karachi.

Supozohet se pas zgjedhjeve do ta ndajë pushtetin me kryetarin Musharraf.