Telegrafi

Benayoun: Më mirë Liverpooli se Reali

“Momentalisht jam lojtar i Liverpoolit, dhe derisa të mos ndodh diçka e papritur do të mbetem i tillë”.

“Pasi kalova një sezon të mirë, kam pasur oferta nga skuadrat tjera angleze dhe spanjolle. Me gjithë dëshirën time për të qëndruar duhet të bisedoj me drejtuesit e skuadrës, pasi që gjithçka duhet konsideruar”.

“Megjithatë, edhe nëse më kërkon Real Madridi, unë do të vazhdoja të qëndroj te Liverpooli”, ka thënë izraeliti për “The Daily Mail”.