Telegrafi

Benayoun mbron Benitezin

Lojtari i kombëtares së Izraelit thotë se ai dëshiron që Benitez të mbetet në Anfield edhe sezonin e ardhshëm.

“Kur jeni një klub i madh dhe gjërat shkojnë keq, është normale që të ketë presion mbi menaxherin. Rafa ka bërë një punë të shkëlqyeshme dhe ne përpiqemi të mos shikojmë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën.

“Rafa ka dëshmuar veten, ai është një menaxher i madh. Njerëzit që janë sipër do të marrin vendimin e duhur”, ka thënë Benayoun. /Telegrafi/