Telegrafi

Benayoun: Liverpooli i gatshëm për Atleticon

Benayoun, i cili shënoi kundër ish-klubit të tij, thotë se fitorja e Ligës së Evropës tash është prioritet për Redsat.

“Gjithmonë është mirë të fitosh dhe të rikthesh vetëbesimin para një ndeshje të madhe si kjo e të enjtes. Ne jemi në formë të mirë për të udhëtuar në Madrid dhe për të fituar”.

“Ne duam të fitojmë trofe dhe jemi shumë afër, andaj duhet të bëjmë gjithçka për t’u siguruar se do të nxjerrim një rezultat të mirë para ndeshjes së kthimit”, ka thënë Benayoun. /Telegrafi/