Telegrafi

Benayoun: Chelsea një prej klubeve më të mira

“Gjithçka duket këndshëm këtu. Është një fushë e mrekullueshme stërvitjeje dhe mund të shihni se është një prej klubeve më të mira në botë nga mënyra se si njerëzit ju trajtojnë. Kam takuar disa prej stafit dhe lojtarët i njoh ca nga loja. Është një sfidë e mirë për mua dhe jam i gatshëm për këtë”, ka thënë Benayoun.

“Këtu ka shumë lojtarë të mirë, lojtarë të mëdhenj. Për mua është fillimi dhe duhet të punoj shumë dhe të dëshmoj se mund t’i sjell diçka këtij klubi. E vetmja gjë që mund të premtoj është të punoj fuqishëm dhe të jap më të mirën”, ka shtuar izraeliti për faqen zyrtare të Chelseat.

30-vjeçari bëhet nënshkrimi i parë i verës për trajnerin Carlo Ancelotti. /Telegrafi/