Telegrafi

Benayoun afër kalimit në Chelsea

U raportua se Redsat tashmë kanë refuzuar një ofertë prej 4 milionë funtesh nga Chelsea për izraelitin dhe besohet se kërkojnë jo më pak se 6 milionë.

Bisedat e bluve me përfaqësuesin e Cole për një marrëveshje të re besohet se kanë hasur në pengesa dhe ai së fundi është lidhur me një kalim te Tottenham Hotspur. Cole ka dështuar të gjejë hapësirë në formacionin e parë të Carlo Ancelottit që kur është rikuperuar nga lëndimi serioz.

Benayoun, i cili së fundi është përfolur për një kalim në West Ham United dhe Spurs, javën e kaluar zbuloi edhe vetë se Ancelotti është duke u interesuar për të. /Telegrafi/