Telegrafi

Benatia turpërohet nga modelet gjatë festës së titullit, tentoi të kopjoi Bendtnerin?

Foto: givemesport

Juventusi festoi titullin e shtatë radhazi në Serie A këtë të shtunë.

Skuadra nga Torino kishte përgatitur një festë të madhe në Allianz Stadium pas fitores 2-1 ndaj Hellas Veronës.

Në fushë ishte vendosur skena për të ngritur titullin dhe komentatori zyrtar thërriste emrat e lojtarëve një nga një.

Gianluigi Buffon duke ngritur kupën në qiell (Foto: Getty Images)

Të gjithë lojtarët teksa ishin duke ecur drejt skenës falënderonin tifozët dhe gjatë rrugës përshëndesnin fëmijët e vegjël të veshur me fanellat e çdo skuadre italiane në Serie A.

Por, kështu nuk bëri edhe Medhi Benatia. Mbrojtësi teksa ishte duke u ngjitur në skenë u ndal dhe ia zgjati dorën dy modeleve.

Gjithsesi në fund mbrojtësi u turpërua paksa pasi bukuroshet nuk ia dhanë dorën dhe normalisht që kjo u komentua me shaka në media dhe rrjete sociale.

Një gjë të tillë te Juve e kishte bërë edhe Nicklas Bendtner, por sharmit të danezit nuk i kishin rezistuar modelet në atë kohë. /Telegrafi/