Medhi Benatia ka qenë një titullar i Juventusit këtë edicion në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.
Por drejtuesit e Zonjës së Vjetër nuk kanë mbetur të kënaqur me paraqitjet e marokenit.
Mbrojtësi qendror ka bërë disa gabime që i kanë kushtuar Juventusit me humbje si në rastin e penalltisë ndaj Real Madridit.
Besohet se Juventus i ka dhënë dritën e gjelbër për tu laruar marokenit.
Por e ardhmja e tij mund të jetë përsëri në kampionatin francez Ligue 1.
Është skuadra e madhe franceze, Olympique Marseille që po kërkon rikthimin e lojtarit.
Sipas medieve italiane, Marseille ka gati 18 milionë euro për transferimin e Benatias në Ligue 1.
31-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2020. /Telegrafi/