Medhi Benatia beson se Juventusi do të vazhdojë me triumfe të reja dhe do t’i kërkojë të gjitha trofetë në edicionin e ri.
Mbrojtësi është pjesë e transferimeve të reja të Zonjës së Vjetër dhe mezi pret fillimin e edicionit të ri.
“Jam gati… Ndeshjet përgatitore janë të nevojshme në mënyrë që të përgatitemi për sezonin e ri”.
“Këtë sezon duhet të vazhdojmë me fitore dhe atë duhet ta bëjmë në të gjitha garat”, ka deklaruar Benatia.
29-vjeçari kaloi te Juve nga Bayern Munichu, ndërsa ka luajtur edhe te Marseille, Udinese dhe Roma. /Telegrafi/