Ish shefi i koncernit të sigurimeve “Zurich”, Martin Senn ka bërë vetëvrasje ditën e djeshme. Kështu bëhet e ditur nga koncerni në fjalë për mediat zvicerane.
Senn ka qenë 59 vjeç.
“Lajmi për vdekjen e papritur të Martin Senn na ka lënë pa fjalë dhe na ka tronditur thellë”, thuhet në njoftimin e “Zurich”.
Senn kishte dhënë dorëheqje në fund të vitit 2015 nga drejtimi i kompanisë në krye të së cilës kishte qenë gjashtë vite.
Para dorëheqjes së tij të papritur, ndërmarrja kishte marrë paralajmërime për humbjet që e prisnin, që domethënë se dorëheqja ishte e imponuar.
Siç shkruajnë mediat zvicerane, Senn nuk ka mundur ta përballojë tronditjen e dorëheqjes dhe kjo mund ta ketë çuar në vetëvrasje.
Në vitin 2013 kishte bërë vetëvrasje shefi i atëhershëm financiar i koncernit “Zurich”, Pierre Wauthier. /albinfo/