Site icon Telegrafi

Bën “twerk” mbi arkivol, vajza e re habit pjesëmarrësit në varrimin e të riut në Ekuador

Një video e pazakontë që është filmuar në një ceremoni mortore është bërë virale, kjo për faktin se mbi arkivol një vajzë e re shihet duke bërë “twerk”.

Videoja 24-sekondëshe është shikuar nga më shumë se 10 milionë persona, dhe shfaq një vajzë të re duke bërë lëvizje provokuese mbi arkivol, transmeton Telegrafi.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo përkulet për të puthur arkivolin. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Manta në provincën Manabi të Ekuadorit.

Bëhej fjalë për ceremoninë e varrimit të Marlon Mero Quijije, 35-vjeç, që është vrarë nga shtënat me armë nga një bandë lokale e njohur si “Siete punaladas”. /Telegrafi/

Exit mobile version