Site icon Telegrafi

A bën të ngrihet djathi në frigorifer? Po bën – kjo është mënyra

Ndonëse shumë i shijshëm, ndonjëherë thjesht nuk mund ta hamë të tërin dhe duhet ta ruajmë për më vonë.

Në këso raste duket e logjikshme ta mbështillni atë dhe ta vendosni në frigorifer, transmeton Telegrafi.

Por, çfarë nëse dëshironi ta ruani djathin për periudha shumë të gjata kohore? Ndoshta në friz?

A guxoni ta bëni këtë? Çfarë ndodh nëse e ruani djathin në temperatura më të ulëta se zero gradë celsius? A është e shëndetshme të hahet djathi i ngrirë?

Vendi më ideal për ta ruajtur secilin lloj të djathit është një vend i ftohët dhe i thatë, si frigoriferi.

Në fakt, ekspertët rekomandojnë ta mbani në hapësirën e veçantë për perime ku temperatura është stabile dhe nuk ka aromë.

Por nëse dëshironi ta ngrini djathin, atëherë mund ta bëni këtë lirshëm përderisa nuk e mbani aty më gjatë se gjashtë muaj.

Ekspertët shëndetësorë tregojnë se nuk është aspak e dëmshme të hani djathë të ngrirë, e veçanërisht nëse nuk e gatuani atë.

Sidoqoftë, tekstura e djathit ndryshon kur ngrihet dhe nuk është më aq e shijshme sa ishte më parë.

Gjithashtu nuk rekomandohet t’i ngrini djathërat e butë, por vetëm llojet e caktuara të djathit, si djathin e Zvicrës, djathin çedar,etj. /Telegrafi/

Exit mobile version