Site icon Telegrafi

A bën të hajë qeni mish të pazier pule?

Pronarë të përgjegjshëm: Këta artikuj mund ta vrasin qenin tuaj

Qentë më së shpeshti nuk dinë se cilët artikuj janë të shëndetshëm, cilët janë të rrezikshëm për shëndetin e tyre, transmeton Telegrafi.

Obligim i pronarit të përgjegjshëm është që kanakarin e vet ta mbrojë nga çdo gjë që, sado që të jetë joshëse, mund t’ia rrezikojë seriozisht shëndetin. Ose, edhe jetën!

Edhe pse qeni juaj i afrohet mishit të pazier të pulës për ta ngrënë, hulumtimet më të reja të Spitalit të shtazëve në Melburn kanë zbuluar që mishi i pazier i pulës është faktori kryesor i rrezikut nga shfaqja e ashtuquajtur e poliradikuloneuritisit akut, sëmundje shumë serioze dhe vdekjeprurëse për qentë.

Mishi i pazier i pulës, në të vërtetë, shton rrezikun nga zhvillimi i kësaj sëmundjeje paralizuese për së paku 70%.

Gjithashtu këta janë artikujtë që, nëse vetëm për një çast jeni të pakujdesshëm, varësisht nga sasia, raca dhe mënyra e konsumimit, mund të vrasin qenin tuaj: rrushi, avokadoja, çokollata, arrat e detit, qepa, farat e mollë e, kockat e brishta të pulës. /Telegrafi/

Exit mobile version