Telegrafi

Ben Stiller mund t’i bashkohet ekipit të “Fast and Furious”

Ben Stiller (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Franshiza e filmave “Fast and Furious” mund të përfshijë edhe një prestar të ri të ekipit të aktorëve – bën të ditur Screenrant.

Është fjala për aktorin e njohur, Ben Stiller, që sipas spekulimeve, shumë shpejt mund të fillojë me xhirimin e skenave për filmin e ri.

Në bazë të njoftimeve të fundit, 54-vjeçari pritet të jetë pjesë e vazhdimit të nëntë të filmave aksion me vozitje të shpejtë.

Lexo po ashtu Publikohet 'trailer'-i i filmit “Fast and Furious 9”

Ky lajm është interesant dhe ndoshta i papritur kur kihet parasysh se kanë mbetur vetëm edhe dy muaj para premierës së filmit të ri.

Për më shumë, fansat nuk kanë shpresuar për ndonjë karakter të ri, pasi që në vazhdimin e nëntë janë paraqitur disa yje të njohur.

Në vazhdimin e nëntë kthehen Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson, Ludacris, Jordana Brewster e Nathalie Emmanuel, ndërsa atyre u bashkëngjiten edhe John Cena e Charlize Theron. /Telegrafi/