Site icon Telegrafi

Bën si qen për ta frikësuar hajnin

Ngjarja ka ndodhur në Georgia, kur gruaja kishte dëgjuar zërin e dikujt që po mundohej të hynte me dhunë në shtëpinë e saj.

Teksa hajni po mundohej ta thyente derën e hyrjes, ajo ishte shtrirë poshtë duke qëndruar në të katërtat- në duar dhe këmbë- dhe kishte filluar ta gërvishte derën dhe duke aktruar si një qen i madh.

Sipas njoftimit të policisë, hajni ishte frikësuar dhe kishte ikur. Gruaja e ka thirrur policinë, mirëpo ata nuk kishin arritur ta kapnin hajdutin. /Telegrafi/

Exit mobile version