Site icon Telegrafi

Bën seks me motrën binjake të gruas: Ja se si nuk e dalloi

Pasi ka bërë seks me motrën binjake të gruas së tij, ai ka treguar se nuk ka qënë i vetëdijshëm dhe ia ka lënë fajin errësirës dhe birrave që kishte pirë, shkruan media angleze ‘Metro’.

“Vendosa me gruan e time që të bëja një javë pushime në Las Vegas dhe për të ndihmuar kunatën që të dilte nga gjendja e saj e rëndë pas divorcit vendosëm ta merrnim me vete.”-ka thënë burri në sallën e gjyqit, transmeton Telegrafi.

“Pas një ore në kazino dhe disa litrave birrë kthehem në dhomën e gjumit. Hyra në shtrat për të bërë dashuri me gruan time derisa vendosa duart në gjoksin e saj. Çuditërisht ishin si topa të vegjël (sepse janë të bërë) dhe në ato momente vërejta se diçka nuk shkon”-ka thënë më tej burri.

Por pikërisht në atë moment ka hyrë në dhomë gruaja dhe ka zbuluar tradhtinë.

Historia vjen në gazetën “Metro” që e ka zbuluar këtë histori nga një postim i burri në Reddit. Çifti është ndarë pasi gruaja nuk e besonte që ajo që kishin bërë ishte “e pavetëdijshme”.

Batuta e burrit në fjalë ishte: “As nuk e di se si ndodhi”. /Telegrafi/

Exit mobile version