Site icon Telegrafi

Bën pesë operacione në fytyrë për t’i ngjarë djallit…

Diablo Delenfer, është emri i tij i ri, që ekzaktësisht do të thotë: "Djalli i ferrit". Duket një histori e pabesueshme, por ka ndodhur në të vërtetë në Seasalter, në Angli. "Djallit të ferrit" tashmë i është ndaluar lëvizja nëpër qytet gjatë natës, kjo për të mos trembur asnjë njeri me pamjen e tij diabolike.

"Nuk kam asgjë të gabuar, njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga unë – ka thënë ai për tabloidin anglez "The Sun"- jam një njeri normal".

Tani, "Djalli" pret t’i nënshtrohet dhe operacionit të tij të fundit për të bërë një bisht, edhe pse kirurgjia estetike moderne nuk ka arritur kurrë të realizojë një gjë të tillë: "Thonë që për momentin nuk është e mundur, por shkenca bën hapa gjigantë, brenda disa vjetësh jam i sigurt që do kem një bisht të bukur.

Gavin, baba i dy fëmijëve, njëri 15 dhe tjetri 3 vjeç, ka pranuar se vajza e madhe nuk i pranonte këto ndryshime dhe i quan të sikletshme, madje ajo nuk pranon që i ati të shkojë në takimet me prindër. Ndërsa ai tregon se shumë grave u pëlqen look-u i tij dhe shumë të tjerave jo. Ndërsa prindërit? Vazhdojnë të më duan, mbetem gjithnjë djali i tyre dhe nëna ime më quan ende Gavin”, /Shekulli/

Exit mobile version