Në fshtatin Carravran, Komuna e Malishevës, të mërkurën ka ndodhur një rast i cilësuar si dhunë në familje, me ç’rast D.B., ka përdorur dhunë fizike ndaj bashkëshortes M.P.
Dhuna ka filluar në automjetin e tyre ku i pandehuri ka filluar ta godet bashkëshorten në kokë dhe trup, ku më pas dhuna ka vazhduar edhe në shtëpinë e tyre kështu duke përfshirë edhe vajzën e tij D.B., e cila kishte tentuar ta ndalonte sulmin fizik që babai i saj po ushtronte ndaj nënës.
Të dëmtuarat M.P., dhe D.B., kanë marrë ndihmën mjekësore në QKMF- Malishevë.
Prokuroria Themelore e Gjakovës ka kërkuar masën për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit në afat prej 30 ditësh. /Telegrafi/