Telegrafi

Bën ndërhyrje tek të pasmet për t’i përmirësuar, vdes 10 orë më vonë (Foto)

Një grua në Miami ndërroi jetë 10 orë më vonë pasi bëri një injektim me botoks në të pasmet e saj.

Suyima Torres, 28 vjeç, shpenzoi 2.300 dollarë për të përmirësuar të pasmet, por gjeti vdekjen.

Shkaku i saktë i vdekjes së 28 vjeçares mbetet ende i paqartë, ndërsa nga ana e autoriteteve ka nisur puna për mbylljen e kësaj qendre, pasi mendohet se aty punonin mjekë të palicencuar, transmeton oranews.

Policia amerikane në Florida ka nisur hetimet për vdekjen e gruas 28 vjeçare.