Një grua në Miami ndërroi jetë 10 orë më vonë pasi bëri një injektim me botoks në të pasmet e saj.
Suyima Torres, 28 vjeç, shpenzoi 2.300 dollarë për të përmirësuar të pasmet, por gjeti vdekjen.
Shkaku i saktë i vdekjes së 28 vjeçares mbetet ende i paqartë, ndërsa nga ana e autoriteteve ka nisur puna për mbylljen e kësaj qendre, pasi mendohet se aty punonin mjekë të palicencuar, transmeton oranews.
Policia amerikane në Florida ka nisur hetimet për vdekjen e gruas 28 vjeçare.