Profesori i Universitetit të New Yorkut, Alon Ben-Meir ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet ta injorojnë Bashkimin Evropian në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ben-Meir ka komentuar takimin që do të mbahet më 4 shtator në Washington.
“SHBA-ja nuk duhet ta injorojë BE-në në procesin e dialogun Kosovë-Serbi. Duke pasur parasysh që Kosova dhe Serbia kanë synim integrimin evropian, SHBA-ja duhet të kuptojë qartë se nuk ka proces normalizimi pa involvimin direkt të zyrtarëve të BE-së në procesin e negociatave”, shkroi Ben-Meir në Twitter, përcjell Telegrafi.
US must not ignore EU in Kosovo-Serbia dialogue process, esp. as EU has already produced multiple agreements w/ both countries. As Kosovo & Serbia are aiming for EU integration, US must understand clearly that there’s no process of normalization w/o EU involvement in the dialogue
— AlonBenMeir (@AlonBenMeir) August 26, 2020
Takimit të 4 shtatorit në Washington, do t’i paraprijë takimi i sotshëm në Bruksel që do të zhvillohet në nivel të ekspertëve, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, e që ndërmjetësohet nga Bashkimin Evropian.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, rifilloi më 16 korrik, pasi ishte ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën ndaj mallrave serbe. /Telegrafi/