Telegrafi

Ben Klock vjen në Rave Festival

Legjenda e muzikës elektronike, rezident i Berghain, Ben Klock, vjen në “AMC Hall” më 11 maj në Rave Festival.

Pas suksesit masiv të Rave Festival në Nëntor pas Prishtina Music Conference, ekipi i PMC-së vjen me një surprizë të re për Prishtinën. Në datën e rradhës të festivalit ata kanë lajmëruar se njëri ndër përfoormuesit kryesor do të jetë legjendari, Ben Klock.

Është hera e parë që artisti i madh na viziton dhe performon në Kosovë, dhe si duket nga reagimet e publikut, do të jetë një mbrëmje epike.

RAVE Festival dhe Prishtina Music Conference kanë vërtetuar një reputacion të qëndrueshëm në sektorin e kulturës dhe organizimin e eventeve ikonike që dita ditës po e ngrisin nivelin e organizimeve dhe po shtyejnë kualitetin në Kosovë.

Biletat janë të disponueshme me një çmim super të arsyeshëm prej 15 EUR në Rave Travel.