Telegrafi

Bën ftohtë, zgjidhni një shall me stil

Të mbash shall nuk është thjesht, ta marrësh dhe ta vini ne qafe! Shalli përcakton stilin tuaj dhe për këtë duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje!

Është për t’u habitur sesi një aksesor i thjeshtë i modës, sikurse që është shalli, mund të kontribuojë aq shumë në një pamje femërore, respektivisht të bukur e joshëse.

Nëse bën ftohtë është mirë të zgjidhni një shall. Këtë sezon, disenjatorët preferojnë femrën e cila ka një sensualitet të sofistikuar, ku në sy bie sidomos shalli i gjatë.

Porosia joshëse që bartë shalli është edhe më e theksuar nëse ai kombinohet me bluza të gjera e të mëdha, me pallto, ‘cardigan’ dhe fustane, me ç’rast vjen deri te theksimi më i madh i siluetës së femrave. /Telegrafi/