Telegrafi

Ben Blushi sjell së shpejti librin “Kryeministrin”

Njëkohësisht me partinë e re, Ben Blushi do të sjellë një libër të ri.

Deputeti i sapolarguar nga Partia Socialiste, Ben Blushi pritet të publikojë për pak ditë librin e tij të ri, titulluar “Kryeministri”.

Ende nuk është bërë e ditur ndonjë pjesë e librit, por nga titulli lë të kuptohet se në qendër sigurisht do të ketë një personazh që ka funksionin e kreut të qeverisë.

Vetë autori e ka lajmëruar më herët se së shpejti do të vijë me dy libra të rinj, ku njëri do të flasë për dritën dhe tjetri për errësirën. Kështu, si fillim, ai ka zgjedhur të publikojë “Kryeministrin”. /Telegrafi/