Mesfushori francez, Hatem Ben Arfa nuk ka arritur të ambientohet në Paris.
Pasi shkëlqeu me Nicen, Ben Arfa nuk ka mundur ta bëjë të njëjtën gjë edhe me kampionët e Francës pasi nuk po ka hapësira të shumta nga Unay Emery.
Kësisoj ai ka menduar largimin nga Paris Saint Germain gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas medieve italiane, anësori është lidhur me një kalim te Roma e cila e sheh si zëvendësim për Mohamed Salah i cili do të jetë për një muaj e gjysmë në Kupën e Afrikës.
Roma e kërkon francezin huazim dhe për të ka ofruar 800 mijë euro ndërsa me të drejtë blerje në fund të stinorit për 10 milionë.
Gjithsesi në garë për të mbetet edhe gjiganti turk Fenerbahce. /Telegrafi/