Site icon Telegrafi

Ben Arfa ndihet me fat pas transferimit në PSG

Ben Arfa si pjesë e PSG-së

Sulmuesi francez e ka lidhur kalimin e tij me fat, pas transferimit te kampioni francez, PSG.

Ish-sulmuesi i Newcatlet dhe Nices ka treguar se është me fat pas transferimit në PSG, pasi ishte shumë afër nënshkrimit me fituesin e Ligës së Evropës, Sevillan.

“Unë shkova në Sevilla dhe isha shumë pranë nënshkrimit me klubin”, deklaroi Ben Arfa.

“Por, unë gjej veten në Paris Saint-Germain. Ky është fat”, përfundoi sulmuesi francez, i cili shënoi 17 gola në 32 paraqitje në Ligue 1.

Ndryshe, Ben Arfa ishte njëri nga futbollistët më të kërkuar në këtë afat kalimtar, pasi erdhi nga një sezon madhështor me Nicen dhe ishte lojtar i lirë. /Telegrafi/

Exit mobile version