Mesfushori francez, Hatem Ben Arfa është duke kaluar nëpër një moment mjaftë të mirë.
Anësori i skuadrës Nice, ka treguar paraqitje të shkëlqyera në Ligue 1 këtë edicion ndërsa pritet të largohet në fund të tij.
29-vjeçari së fundmi është duke u kërkuar nga gjiganti spanjoll Atletico Madrid që ka gati një ofertë.
Sipas asaj që ka shkruar ‘L’Equipe’, skuadra e Diego Simeones është e gatshme të ofrojë 15 milionë euro për francezin.
Gjithsesi në garë për të mbeten edhe skuadrat italiane, Milan dhe Napoli dhe ajo gjermane Borussia Dortmund. /Telegrafi/