Ylli i Nices, Hatem Ben Arfa, mund të transferohet te Barcelona këtë verë.
Lajmi është bërë publik prej kohësh, por tashmë francezja L’Equipe raporton që Ben Arfa është prioriteti i klubit katalan, që ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit.
29-vjeçari ka shënuar 17 gola këtë sezon në Francë dhe ka pasur një rendiment loje të jashtëzakonshëm, me një vazhdimësi që ka impresionuar Barcelonën.
Sipas L’Equipe, vetë Ben Arfa ka qenë javën e shkuar në Spanjë dhe është takuar me drejtuesit e Barcelonës, lajm që është konfirmuar edhe nga presidenti i Nices.
“Ben Arfa hyn në vitin e fundit të kontratës dhe nuk e mbajmë dot, përveçse kemi një marrëveshje miqësore dhe nuk refuzojmë dot oferta të tilla”.
“Barcelona e kërkon, kanë biseduar, por në fund do të vendosë vetë Ben Arfa ku do të shkojë, ne nuk do të ndërhyjmë”. /Telegrafi/