Policia njofton se të enjten në Fushë Kosovë, një kamion dhe një veturë janë përfshirë në një aksident trafiku.
Vozitësi i kamionit, pasi i ka kanosur personat që ishin në veturë, ka ikur nga vendi i ngjarjes vrullshëm duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Një pasagjere e veturës për shkak të shqetësimeve është dërguar tretman mjekësor në QKUK. Nuk raportohet për të arrestuar.
Foto: Ilustrim