Telegrafi

“Bëm baba të të ngjaj”: Djali i bin Ladenit kërcënon Amerikën (Foto)

Djali i kreut të al-Qaedas, Osama bin Laden, është i vendosur të hakmerret pas vdekjes së të atit.

Hamzai, tashmë 28 vjeç, shkroi një letër për të atin kur ishte 22 vjeç.

Një ish­agjent i FBI­së i cili e lexoi letrën, deklaroi se ai po përgatit grupin e tij për hakmarrjen e të atit.

Hamzai është parë si lideri i ardhshëm i al-Qaedas kur ka qenë thjesht fëmijë.

Në letrën e tij shkruhej: “Amerikanë, ne po vijmë dhe ju do e pësoni keq. Do hakmerremi për atë që i bëtë tim eti. Gjithçka lidhet me hakmarrjen”.

Ai nuk e pa të atin për shumë vite, por burimet thonë se ai i përngjan aq shumë atij sa edhe artikulimin e fjalëve e kanë të njëjtë. /mapo/