Djali i kreut të al-Qaedas, Osama bin Laden, është i vendosur të hakmerret pas vdekjes së të atit.
Hamzai, tashmë 28 vjeç, shkroi një letër për të atin kur ishte 22 vjeç.
Një ishagjent i FBIsë i cili e lexoi letrën, deklaroi se ai po përgatit grupin e tij për hakmarrjen e të atit.
Hamzai është parë si lideri i ardhshëm i al-Qaedas kur ka qenë thjesht fëmijë.
Në letrën e tij shkruhej: “Amerikanë, ne po vijmë dhe ju do e pësoni keq. Do hakmerremi për atë që i bëtë tim eti. Gjithçka lidhet me hakmarrjen”.
Ai nuk e pa të atin për shumë vite, por burimet thonë se ai i përngjan aq shumë atij sa edhe artikulimin e fjalëve e kanë të njëjtë. /mapo/