Telegrafi

Belotti rrethohet nga 2500 tifozë në dyqanin e Torinos (Foto)

Andrea Belotti u rrethua nga 2500 tifozët të Torinos në dyqanin e tyre të klubit të enjten, dhe sulmuesi thotë se ai do të paguaj gjithë këtë dashuri në fushë.

Sulmuesi italian po kalon në një super-formë këtë sezon, duke bërë që shumë skuadra t’i vihet pas shërbimeve të tij.

Lexo po ashtu Belotti largon skuadrat e interesuara: Qëndroj te Torino edhe sezonin tjetër

Afeksion ndaj Belottit kanë edhe vet tifozët e Torinos të cilët e kishin rrethuar të enjten në dyqanin zyrtare të klubit, aty ku italiani ishte shkuar për nënshkrime.

“Il Gallo” apo i njohur ndryshe i gjeli, ka shënuar plot 25 gola këtë sezon dhe në dyqanin e klubit gjithashtu kishte një maskotë gjeli, ndërsa Belotti pranoi se ndjehet i nderuar dhe edhe më i motivuar për të vazhduar me Torinon.

Tifozët duke pritur radhët

“Për mua, kjo është një ndjenjë e madhe”, ka thënë fillimisht Belotti për Torino Channel, transmeton Telegrafi.

Belotti i lumtur me dashurinë e treguar nga tifozët

 

“Kjo do të thotë që ju keni hyrë në zemrat e tifozëve, të cilët janë me të vërtetë duke më vlerësuar mua aq shumë”.

“Puna ime është të paguaj gjithë këtë dashuri duke dhënë më të mirën në fushë. Për mua, ky është një nder i madh”, përfundoi “Il Gallo”.

Ndryshe, Belotti kërkohet me ngulm nga skuadrat më të mëdha evropiane, por në kontratën e tij ka një klauzolë e cila peshon plot 100 milionë euro. /Telegrafi/

Të gjithë duan një foto me Belottin!