Telegrafi

“Belotti ma kujton Shevchenkon”

Gennaro Gattuso thotë se sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti ia kujton ish-sulmuesin e madh të Milanit, Andriy Shevchenko”.

Trajneri italian ka punuar me Belottin gjatë kohës së tij në Palermo, dhe thotë se ai ishte vendimtar për të bindur klubin për të nënshkruar me reprezentuesin italian nga AlbinoLeffe, pasi italiani ia kujtonte ish-shokun e skuadrës, Andriy Shevchenko.

“Kur drejtori sportiv Giorgio Perinetti dhe unë e morëm atë nga AlbinoLeffe në Palermo, unë i thashë se ai më kujtoi tmerrësisht Shevchenkon, njerëzit qeshën me mua”, ka thënë Gattuso për Tuttosport, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Belotti tregon idhullin e fëmijërisë dhe atë të tashmin

“Unë mund të shoh se ai ishte një lojtar me potencial të madh, dhe ndoshta tani ai e ka shfaqur atë plotësisht, por ajo ishte gjithmonë e qartë”.

“Kam qenë me fat që isha trajner i tij, dhe e dija se çfarë mund të bëhet. Ai ka një karakteristikë shumë të veçantë: ai jeton për golin, dhe e bën gjithçka me vrull dhe dëshirë. Ai ka helm në venat e tij”, përfundoi ish-futbollisti i Milanit. /Telegrafi/