Telegrafi

Belotti largon skuadrat e interesuara: Qëndroj te Torino edhe sezonin tjetër

Sulmuesi italian, Andrea Belotti ka siguruar tifozët e Torinos se ai do të qëndrojë në Torino edhe në sezonin e ardhshëm.

Belotti ka çmendur të gjithë me aftësitë e tij për të shënuar gola, dhe vazhdimësinë në paraqitjet e tij.

Italiani aktualisht është ‘Capocannoniere’ apo golashënuesi kryesor në Serie A me 22 gola dhe katër asistime në vetëm 26 paraqitje këtë sezon dhe kjo ka bërë që shumë skuadra të vihen pas tij.

Lexo po ashtu Zyrtare: Belotti rinovon me Torinon, kjo është klauzola marramendëse e tij

Këto statistika kanë bërë që Torino t’ia ofroj kontratën e re deri në qershor të vitit 2021 me një klauzolë të lirimit në vlerë të 100 milionë euro, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë.

“Sigurisht se jam duke qëndruar. Dua të mbetem në Torino”, ka thënë Belotti për Tuttosport.

“Në fakt, unë do të qëndrojë në Torino sezonin e ardhshëm”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Chelsea 100 milionë euro për Belottin?

“Tifozët Granata le ta dinë këtë! Unë definitivisht do të qëndroj”, përfundoi talenti italian.

Chelsea dhe Arsenali janë në mesin e klubeve që kanë treguar interesim për të, së bashku me Napolin në Serie A, por çmimi i madh është një çështje për 23-vjeçarin. /Telegrafi/